Messi zbulon arsyen e lotëve gjatë ndeshjes: Kam kaluar ditë të vështira, tani ndihem si Nadal

Lionel Messi mahniti sërish opinionin sportiv me performancën e tij, duke realizuar një het-trik në sfidën e parë të grupit në Kupën e Botës, ndërsa pas ndeshjes e krahasoi veten me legjendën spanjolle të tenisit, Rafael Nadal.

Në mëngjesin e sotëm, të mërkurën, ylli argjentinas udhëhoqi Argjentinën drejt një fitoreje të pastër 3-0 ndaj Algjerisë. Edhe pse ndodhet në vitin e 39-të të jetës, ai dhuroi një paraqitje të jashtëzakonshme dhe i shënoi vetë të tre golat.

Të lidhura

None found

Pas këtij shpërthimi në fushë, vëmendja e gazetarëve u përqendrua te arsyeja e kësaj forme të lartë dhe te ajo që e mban Messin ende në gjendje të shkëlqejë e të kënaqë publikun sportiv në moshën 39-vjeçare.

Sipas argjentinasit, frymëzimi i fundit i ka ardhur edhe nga një dokumentar për Rafael Nadalin. Ai theksoi se dëshira për të fituar dhe nevoja për t’u ndier mirë në fushë janë elementet që e mbajnë në nivelet më të larta.

“Më ka pëlqyer të luaj futboll që kur isha fëmijë dhe kur ndihem mirë kështu, jap gjithçka. Tani po shikoj një dokumentar për Rafael Nadalin dhe mendoj se jemi shumë të ngjashëm në këtë kuptim. Dua të ndihem mirë. Nëse jam në formë të mirë, do të jem aty dhe do të jap gjithçka”, tha Messi.

Me tre golat e shënuar në këtë takim, Messi ka barazuar rekordin e Kloses për numrin më të madh të golave në Kupat e Botës. Tashmë, ai dhe Klose ndajnë vendin e parë me nga 16 gola secili, ndërsa pas tyre renditet Ronaldo Nazario da Lima me 15.

Një nga momentet që tërhoqi vëmendje ishte edhe reagimi emocional i Messit pas golit të parë, kur ai shpërtheu në lot. Më pas, para kamerave, ai sqaroi arsyen e këtij emocioni.

“Lotët e mi pas golit të parë? Pata disa ditë të vështira. Nuk kishin lidhje me futbollin. Dhe ato ndjenja ishin për shkak të kësaj. I falënderoj shokët e ekipit, stafin e trajnerëve dhe delegacionin që më ndihmuan”, përfundoi argjentinasi, i cili shënoi kështu tregolëshin e tij të parë në Kupën e Botës.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş