Messi për CR7: Ai ka shënuar gola si gjithmonë dhe nuk e ka problem përshtatjen

Messi ka komentuar formën e Ronldos te Man United. Sipas argjentinasit, ylli portugez është përshtatur mjaft mirë te Man United dhe se portugezi di të shënojë gjthmonë.

“United është një skuadër shumë e fortë me lojtarë të shkëlqyer. Cristiano veçmë e njihte klubin, por ka qenë në një epokë tjetër dhe tash është përshtatur në mënyrë mbresëlënëse”.

“Që nga fillimi, ai ka shënuar gola si gjithmonë dhe nuk e ka problem përshtatjen. Në Ligën Premier, nuk është aq lehtësi kemi menduar të gjithë, por është shumë vështirë dhe madje është një garë ku gjërat marrin ndryshime të shumta”.

“Pas dhjetorit ndryshon shumë dhe gjithçka mund të ndodhë”, ka deklaruar Messi për Marca. /albeu.com/


Shtuar 23.11.2021 21:14

Tags: ,