Me Messin i cili pritet të qëndrojë dhe me 4 transferime big, Barcelona synon të krijojë një super skuadër për sezonin e ardhshëm.
Media angleze “Express Sport”, ka zbuluar se si do duket formacioni i Barcelonës nëse qëndron argjentinasi dhe realizohen edhe katër transferime të tjera.
Katalunasit kanë arritur marrëveshje me Eric Garcian nga Manchester City, derisa vazhdojnë të jenë të lidhur me transferimin e tre agjentëve të lirë, si Gigi Wijnaldum nga Liverpool, Memphis Depay nga Lyon dhe Sergio Aguero nga Manchester City.
Formacioni i mundshëm: 4-2-3-1
Portier: Ter Stegen
Mbrojtja: Dest, Garcia, Pique, Alba
Mesfusha: Wijnaldum, De Jong
Sulmi: Depay, Messi, Griezmann, Aguero.