Kombëtarja largohet nga Barcelona, mbërrin në Andorra

Pas 3 ditësh përgatitje dhe qëndrimi në Barcelonë, Kombëtarja Shqiptare ditë ne sotme ka udhëtuar  drejt Andorrën ku vetëm pak momente më parë është akomoduar në hotel.

Ekipi i Edoardo Rejas do të hap kampanjën e kualifikimeve të Kupës së Botës pikërisht me Andorrën në Estadio Nacional, më datë 25/03/2021 nga ora 20:45.

“Kuqezinjtë” synojnë të vazhdojnë formën e mirë që kishin në Nations Legue.

Kujtojmë që në 5 ndeshjet e fundit Kombëtarja jonë nuk ka asnjë humbje, 3 fitore dhe 2 barazime./albeu.com/

Shtuar 24.03.2021 03:03