Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, foli për mediat nga stadiumi i Helsinkit, ku u zhvillua konferenca për shtyp në prag të përballjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Ndeshja, e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kombeve, do të luhet nesër në orën 20:45.
Të lidhura
None found
Çfarë i dallon ekipet nga njëri-tjetri?
Bëhet fjalë për skuadra të ndryshme. E vetmja ngjashmëri mes tyre lidhet me pozicionimin.
Si do të përdoren Mitaj dhe Pilo nëse e nisin ndeshjen titullarë?
Gjithçka varet nga cilësitë që ata zotërojnë. Për të qenë konkurrues, duhet të kërkojmë prej tyre angazhimin maksimal dhe të japin 100 përqindëshin.
Pse Sabah Kerjota, edhe pse u ftua, nuk ishte i gatshëm?
Kam grumbulluar disa lojtarë ekstra, pasi kemi pasur shumë ndeshje. Nuk ishte momenti i përshtatshëm për të, por mundësia e tij do të vijë në të ardhmen.
