Von der Leyen: Maqedonisë së Veriut i duhet vetëm një vendim për hapjen e klasterit të parë

Gjatë vizitës së saj në Shkup, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Brukseli po përqendrohet në zhbllokimin e rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Ajo njoftoi se javën e ardhshme pritet të ndërmerret një veprim i ri për avancimin e këtij procesi.

Të lidhura

None found

Von der Leyen u shpreh se, pavarësisht faktit që Maqedonia e Veriut nuk është përfshirë në udhërrëfyesit që BE-ja po harton për disa vende kandidate, çështja më urgjente është vënia sërish në lëvizje e procesit të integrimit.

“Jemi dakorduar që javën e ardhshme të ndërmarrim një hap të parë të ri dhe të punojmë për zhbllokimin e procesit”, deklaroi ajo.

Sipas presidentes së KE-së, kapërcimi i pengesës së tanishme do t’i hapte vendit mundësinë për të ecur shpejt përpara, pasi autoritetet maqedonase kanë realizuar tashmë një pjesë të rëndësishme të reformave.

Ajo foli edhe për përfitimet e Maqedonisë së Veriut nga Plani i Rritjes, duke theksuar se deri tani vendi ka përfituar 140 milionë euro. Von der Leyen shtoi se gjatë javëve në vijim priten edhe pagesa të tjera.

“Mesazhi im është i qartë: Ju i përkisni tryezës së Bashkimit Evropian”, u shpreh ajo në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Presidentja e Komisionit Evropian solli si shembull Marrëveshjen e Prespës, të cilën e cilësoi si një vendim të vështirë politik që i hapi Maqedonisë së Veriut rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Ajo vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e Shkupit me BE-në në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Von der Leyen kujtoi se negociatat për anëtarësim nisën në vitin 2022 dhe se procesi i skriningut u mbyll brenda më pak se një viti. Sipas saj, tashmë nevojitet “një hap kyç” për hapjen e klasterit të parë, të quajtur “Themelet”.

“E kuptoj se sa e ndjeshme është kjo çështje, por dua ta them qartë: ne do ta mirëpresim Maqedoninë e Veriut me identitetin dhe gjuhën e saj. Ne besojmë se kultura dhe gjuha maqedonase mund ta pasurojnë Bashkimin tonë”, deklaroi Von der Leyen.


Shtuar më 2.10.2026 15:20

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet