FSHF publikon njoftimin e rëndësishëm për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë-Shqipëri

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër me Finlandën. Sfida e 3 tetorit është më e rëndësishmja deri tani në Grupin C1 të Ligës së Kombeve.

Mijëra tifozë shqiptarë, do të jenë në stadium. FSHF ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për organizimin.

Të lidhura

None found

NJOFTIMI I FSHF:

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e tretë të grupit në UEFA Nations League ndaj Finlandës, në “Helsinki Olympic Stadium”, në orën 15:00.

Federata e Futbollit informon të gjithë tifozët shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Finlandës dhe që do të mbështesin Kombëtaren në stadium, se pika e grumbullimit për tifozët do të jetë në “Old Irish Pub” në Helsinki.

Ndërkohë, nesër, më 3 tetor, në orën 12:00, tifozët e Kombëtares do të nisen së bashku nga “Old Irish Pub” drejt “Helsinki Olympic Stadium”, ku në orën 15:00 Shqipëria do të përballet me Finlandën.

Federata e Futbollit, fton të gjithë tifozët shqiptarë që ndodhen në Helsinki të bashkohen me grupin në pikën e grumbullimit dhe të mbështesin ekipin kuqezi gjatë gjithë ndeshjes, në mënyrë korrekte dhe duke respektuar rregullat e stadiumit.

 


Shtuar më 2.10.2026 13:59

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet