Mesfushori i Manchester United pranë kalimit tek Newcastle

Donny Van de Beek është shumë afër ekipit anglez të Newcastle.

Mesfushori holandez nuk bën pjesë në planet e norvegjezit Solskjaer dhe hapsirat për të janë të pakta në formacionin e titullarëve. Djaloshi i ardhur me shumë bujë në Manchester nuk po përjeton eksperiencën e pritur nga ai kështu që është gati të largohet që në janar nga “djajtë e kuq”.

Manchester United është duke pritur një ofertë konkrete dhe zyrtare nga pronarët arab për 24-vjeçarin./h.ll/albeu.com


Shtuar 16.11.2021 09:20