Sevilla përjashton rikthimin e Luuk de Jong në dimër

Ishte përfolur se Luuk de Jong mund të rikthehej në Sevilje në merkaton e dimrit. Sulmuesi holandez, i cili mbërriti në ditën e fundit të merkatos së verës, ka humbur përkrahësin e tij të madh te Barça pas largimit të Ronald Koeman .

Përveç kësaj, te Sevilla ata kanë nevojë për një qendërsulmues. Humbja e Youssef En-Nesyrit ka lënë skuadrën e Seviljes me Rafa Mirin si referencë të vetme në sulm, përveç Munir El Haddadi , i cili po përpiqet të bindë Julen Lopeteguin duke përfituar nga minutat që ka, dhe lojtarin e të rinjve Iván Romero .

Por presidenti i Sevilla FC José Castro ishte shumë i qartë kur u pyet për rikthimin e mundshëm të Luuk de Jong në Sevilla janarin e ardhshëm. “Në këtë kohë ne nuk po mendojmë për kthimin e Luuk de Jong në dimër”, tha ai për COPE Sevilla.

Sulmuesi holandez ka qenë duke u stërvitur me Xavi dhe si të gjithë bashkëlojtarët e tij e nis nga e para në përpjekje për të fituar mundësi me trajnerin e ri. Deri më tani, Luuk de Jong ka marrë pjesë në 9 ndeshje këtë sezon (6 në Ligë dhe 3 në Ligën e Kampionëve) dhe ka shënuar një gol në kompeticionin vendas. r.t/albeu.com


Shtuar 16.11.2021 09:22