VIDEO/ Merino çon Spanjën në çerekfinale, Portugalia dhe Ronaldo i thonë “lamtumirë” Botërorit

Spanja është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi fitoi 1-0 ndaj Portugalisë në një duel të fortë mes dy përfaqësueseve iberike.

Takimi po shkonte drejt vazhdimeve, por në minutat shtesë spanjollët gjetën golin vendimtar.

Të lidhura

None found

Në pjesën e parë, Portugalia iu afrua disa herë avantazhit. Në minutën e 37-të, Cristiano Ronaldo u ndal nga një ndërhyrje shumë e mirë e Unai Simón, ndërsa katër minuta më vonë, në të 41-ën, Nuno Mendes goditi shtyllën pas një aksioni të rrezikshëm nga krahu i majtë.

Edhe Spanja pati rastet e saj para pushimit. Álex Baena tentoi nga largësia, por Diogo Costa ishte i saktë në reagim, ndërsa Mikel Oyarzabal dhe Dani Olmo nuk mundën t’i kthenin në gol mundësitë që patën.

Në fraksionin e dytë, Luis de la Fuente ndërhyri te formacioni duke hedhur në fushë Ferran Torres, Fabián Ruiz dhe Mikel Merino.

Ishin pikërisht dy prej lojtarëve të ardhur nga stoli që vulosën sfidën: Torres dha asistin, ndërsa Merino shënoi golin që e çoi Spanjën mes tetë skuadrave më të mira të turneut. Goli i Merino (VIDEO)

Tashmë Spanja vijon aventurën e saj në Kupën e Botës dhe do të synojë kualifikimin në gjysmëfinale, ndërsa Portugalia e mbyll rrugëtimin në raundin e 16-të.

 

 


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş