Media franceze: Arrestohet vëllai i Paul Pogba

Çështja e Paul Pogba nuk ka përfunduar ende dhe gjëra të tjera dalin në dritë.

Sipas raportimeve nga “Le Monde”, vëllai i lojtarit të Juventusit, Mathias Pogba, është arrestuar nga policia bashkë me disa persona të tjerë me qëllim që t’i merren deklaratat në lidhje për pretendimet të një zhvatjeje ndaj vëllait të ti, kampionit të botës, Paul Pogba.

Të martën, Mathias ka qenë në paraburgim ku i është marrë edhe deklarata e tij. Më parë, Paul Pogba kishte denoncuar se disa persona i kishin organizuar një skemë për t’i marrë para, ku mes tyre ka qenë edhe vëllai i tij./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 15.09.2022 12:06