Më pak se 48 orë nga derbi, Partizani thirrje tifozëve: Hajdeni të gjithë

Më pak se 48 orë na ndajnë nga derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Ndeshja më e luftuar në futbollin shqiptar luhet të premten, ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

“Hajdeni të gjithë”, shkruhet në një postim të shpërndarë nga Partizani dhe që shoqërohet me foto të lojtarëve. Klubi i kuq bën thirrje kështu për tifozët, ndërsa biletat vazhdojnë të shiten.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se ato mund t’i siguroni online përmes ebileta.al. Fizikisht mund të blihen nesër nga ora 10:00 deri në 18:00 te stadiumi “Selman Stërmasi”. Ditën e ndeshjes do të shiten dhe te biletaria e stadiumit “Air Albania”. /newsport.al/


Shtuar 14.02.2024 22:11