Mbappe i raporton Perezit: Olise i bindur për kalimin te Real Madridi

Sipas gazetës gjermane BILD, Kylian Mbappe i ka komunikuar presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, se ka arritur të bindë Michael Olise që të transferohet në “Santiago Bernabeu” gjatë merkatos së verës.

Të lidhura

None found

BILD shkruan se dyshja e kombëtares franceze ka zhvilluar bisedime gjatë periudhës së Kupës së Botës, ku Mbappe i shpalosi shokut të skuadrës vizionin dhe projektin ambicioz të klubit madrilen.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain thuhet se i propozoi mesfushorit ofensiv krijimin e një binomi të jashtëzakonshëm sulmues te gjigantët spanjollë, duke e cilësuar bashkëpunimin e tyre si një “dyshe perfekte”.

Raportohet se 24-vjeçari Olise tashmë ka shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar Real Madridit dhe e ka dhënë pëlqimin e tij për lëvizjen.

Megjithatë, rruga drejt finalizimit të transferimit mbetet e vështirë, pasi Reali duhet të negociojë me Bayern Munichun, i cili e trajton lojtarin si një prej elementëve kyç të ekipit bavarez dhe pritet të jetë i vështirë për ta liruar.


matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobetcratosroyalbetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom