Martinez: Nuk kemi një plan për të ndalur Ronaldon

Belgjikë-Portugali është një nga dy supersfidat e fazës së 1/8-ave të Euro 2020. Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez para kësaj sfide theksoi se nuk ka një plan për të ndalur Cristiano Ronaldon pasi portugezët nuk janë vetëm CR7.

“Sigurisht duhet të mbrohemi shumë mirë ndaj Ronaldos, por kur bën plan për të ndalur një futbollist, atëherë rrezikon që të dëmtohesh nga të tjerët. Ronaldo di të jetë në vendin dhe kohën e duhur për të bërë dëm, ai është një nga më të mirët në botë dhe këtë e dimë. Por, duhet fë mbrohemi edhe nga të tjerët. Portugalia ka shumë talent dhe shpejtësi dhe do të na duhet të jemi solid si skuadër. Janë kampionët në fuqi, kanë fituar Nations League dhe kanë një mentalitet shumë të mirë për ndeshjet e rëndësishme”, u shpreh Martinez.


Shtuar 26.06.2021 21:03