Ambasada amerikane jep lajmin: Mbyllet me sukses stërvitja ushtarake në Shqipëri (FOTO LAJM)

Mbyllet me sukses stërvitja ushtarake “Defender-Europe 2021” në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane, e cila me anë të një njoftimi në faqen Facebook ka treguar fillimin e rrugëtimit e deri në përfundim të saj.

“DEFENDER-Europe 21 nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg në Portin e Durrësit.

Gjatë operacionit, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara Bob Hope, anija më e madhe strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat e transferuan ngarkesën në breg për vijuar më tej.

Kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg ekzekutoheshin në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa aktivitetet e DEFENDER-21 në të gjithë Evropën po vijnë drejt mbylljes, mësoni më shumë se si Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe partnerët punuan së bashku përgjatë kësaj stërvitjeje vjetore shumëkombëshe të përbashkët e në shkallë të gjerë,“- shkruhet në njoftim.


Shtuar 26.06.2021 20:52