Dinamo dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Dinamo ka harruar fitoren.

Skuadra e Blendi Shkëmbit ka barazuar pa gola 0-0 në Elbasan Arena ndaj Skënderbeut që mori një pikë shprese në luftën për mbijetesë.

Pas 15 javësh në Kategorinë Superiore, Dinamo renditet e 7 me 15 pikë po aq sa ka dhe Skënderbeu.

Ndërkohë, këto ishin ndeshjet  e fundit për skuadrat shqiptare. Kategoria Superiore rinis në mes të muajit janar të vitit të ardhshëm. /albeu.com


Shtuar 22.12.2021 18:43