Marcelo Brozovic ka gjetur marrëveshjen me Al Sadd për t’iu bashkuar klubit nga Katari si lojtar i lirë.
Mesfushori kroat pritet të firmosë një kontratë njëvjeçare, e cila mund të zgjatet deri në vitin 2028, raportoi Fabrizio Romano.
Të lidhura
None found
Klubi nga Katari po përgatit dokumentacionin e nevojshëm për të përmbyllur transferimin e 33-vjeçarit.
Brozovic ka qenë pa ekip që prej korrikut, kur i përfundoi kontrata dhe u nda nga Al Nassr.
Gjatë qëndrimit trevjeçar te skuadra saudite, ku u transferua në vitin 2023 nga Interi, kroati regjistroi 99 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Para se të niste eksperiencën në Arabinë Saudite, ai luajti për tetë vite me Interin dhe u bë një nga mesfushorët më të rëndësishëm të klubit italian.
Pas kalimit te Al Sadd, 33-vjeçari do ta vijojë karrierën e tij në Katar./
