Trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa ka dhënë një vlerësim të keq për të ardhmen e futbollit.
Në konferencën e tij për shtyp strategu i Leeds Unitedit kishte shumë për të thënë për orarin e ngjeshur në futbollit anglez – dhe ndikimin afatgjatë që mund të ketë në lojë.
Leeds bëri udhëtimin për në jug të Anglisë, aty ku mori një barazim pa gola me Brighton të shtunën në mbrëmje, duke i lënë ata vetëm me 72 orë pushim përpara se të përballeshin me lojtarët Crystal Palace.
“Më sjell trishtim të madh sesi futbolli po përkeqësohet”, deklaroi 66-vjeçar.
“Orari i ndeshjeve është aq i ngarkuar sa nuk e ka parasysh zhvillimin e stërvitjeve.
Konsiderohet të zhvillohen më shumë ndeshje, por askujt nuk i intereson nëse skuadrat janë në kushte për të ofruar rezultate më të mira”.
“Kam dyshime serioze për të ardhmen e futbollit profesionist, sepse ai komercializohet vazhdimisht dhe produkti çdo herë është vazhdimisht më keq”, deklaroi Bielsa.
Shumë tifozë ishin dakord me deklaratën e tij dhe mendojnë se futbolli është duke shkuar drejt komercializimit.