FC Bayern Munich luan sot në transfertë ndaj Mainz në MEËA Arena. Ndeshja e javës së 9-të të Bundesligës nis në orën 15:30.
Emri i Manuel Neuer në formacionin titullar do të thotë një rekord i ri për klubin bavarez. Me 40 vjeç e 225 ditë, ai bëhet lojtari më i vjetër i FC Bayern Munich që luan në Bundesligë.
Të lidhura
None found
Rekordi i mëparshëm i përkiste ish-portierit të Bayernit, Bernd Dreher, i cili kishte luajtur në moshën 40 vjeç e 198 ditë.
Neuer renditet gjithashtu si portieri i tretë më i vjetër në historinë e Bundesligës, pas Uli Stein (42 vjeç, 170 ditë) dhe Toni Schumacher (42 vjeç, 73 ditë).







