Manchester United në shitje? Glazers i vendosin çmimin

Manchester United mund të shitet nga familja Glazers. Ky lajm ka gëzuar tifozët e skuadrës angleze, që kohët e fundit kanë protestuar kundër pronarëve të klubit dhe u kanë kërkuar largimin.

Mediat në Britaninë e Madhe raportojnë se Glazers tashmë i ka vënë edhe çmimin klubit. Ata janë ta gatshëm të heqin dorë nga Manchester United për shumën e 3.75 miliardë paund.

Thuhet se për gjigantin anglez ka interes nga Dubai. Marka e “Djajve” është e fortë anembanë botës, ndërkohë që ka shtetet të interesuara për të investuar në klube futbolli, siç ndodh te City e PSG./ h.ll/albeu.com

Shtuar 5.09.2022 15:01