Manchester United “kokë e këmbë” për rinovimin e Pogba-së

Paul Pogba është një nga lojtarët më të mirë që klubi anglez ka, gjithashtu edhe një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim në të gjitha kampionatet evropiane.

Francezit 28-vjeçar I skadon kontrata në qershor dhe nëse nuk rinovohet , atëherë Pogba mund të largohet me parametra zero.

Manchester United nuk e dëshiron këtë gjë dhe është gati të veprojë.

Sipas “Daily Mail” ,drejtuesit e klubit anglez do të përpiqen në çdo mënyrë që Pogba të rinovojë kontratën.

Rikujtojmë se pas mesfushorit francez është Real Madrid./albeu.com


Shtuar 24.10.2021 12:38