Manchester City fiton bindshëm ndaj Brighton (VIDEO)

Manchester City ka mposhtur në transfertë Brighton me rezultatin 1-4 në kuadër të javës së nëntë të Premier League.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 13 me Gundogan më pas u shënuan edhe dy gola të shpejtë në fundin e pjesës së parë me Foden, 28’ dhe 31’.

Me rezultatin 0-3, do përfundonte pjesa e parë me të dytën që nis me City-n me të tërhequr dhe që andiministon rezultatin.

Brighton do të ndizte një shkëndijë në minutën e 81 me Mac Allister, por miqtë do të shënonin edhe të 4 me Mahrez në shtesë.

Me fitorën 1-4, City ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë, dy më pak se kryesuesit e Chelsea, ndërsa Brighton në vendin e 4 me 15 pikë. /albeu.com


Shtuar 23.10.2021 21:13