Manchester City dhe United futen në garë për yllin e Sevillas

Top klubet evropiane janë duke garuar për shërbimet e qendërmbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde.

Francezi thuhet se dëshiron të largohet nga Sevilla gjatë verës për t’iu bashkuar ndonjë gjiganti evropian, që të synojë trofe.

Sipas Colina de Nervion, garës për Kounde pos PSG-së dhe Real Madridit, i janë bashkuar edhe dy rivalët nga Manchesteri, United dhe City.

Sevilla nga ana tjetër është e hapur që ta shesë Kuonde, por në rast që ofrohen 65 milionë euro.

Francezi ka edhe klauzolë të lirimit me vlerë 80 milionë euro, derisa është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e tij për “Euro 2020”.

Favorit thuhet se është Real Madrid, ngase Kounde do preferonte qëndrimin në La Liga, aty ku është ambientuar me stilin e lojës.

City e sheh Kounde si partneri ideal i Ruben Dias, meqenëse Ake dhe Laporte nuk kanë arritur ta gjejnë plotësisht formën e duhur, kurse Stones nuk ka treguar vazhdimësi në formë të mirë.

Kurse, sa i përket Unitedit, Solskajer është në kërkim të një partneri për Maguire dhe prioritet mbetet Raphael Varane, por në rast që ky i fundit nuk largohet, atëherë “Djajtë e Kuq” do provojnë të nënshkruajnë me talentin e Sevillas.


Shtuar 20.05.2021 18:50