Dounglas Costa gati të kthehet te Gremio

Huazimi i Juventusit te Bayern Munich, Douglas Costa pritet të rikthehet te ish skuadra, Gremio në verë në formë huazimi.

Sipas Tuttomercatoweb, Costa ka vendosur t’i jap fund aventurës në Evropë dhe të rikthehet në Brazil.

Sulmuesi ka edhe një vit kontratë me “Bianconerët” dhe do rikthehet te Gremio pas një viti jo të suksesshëm me Bayern Munichun.

Costa nuk është në planet e “Bavarezëve” dhe thuhet se sulmuesi ka arritur marrëveshje me “Bianconerët” për kalimin te klubi brazilian.

30-vjeçari ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje këtë edicion në Bundesliga duke kontribuar me një gol dhe një asistim.

Ndërkohë, në fanellën e “Zonjës së Vjetër” ka zhvilluar plotë 103 paraqitje duke fituar tri Scudetto dhe Kupëne  Italisë.


Shtuar 20.05.2021 18:46