Man.United zyrtarizoi Rangnick, por Carrick do të udhëheqë edhe ndaj Arsenalit

Manchester United ka konfirmuar se Michael Carrick do të mbetet në detyrë për ndeshjen e Premier League kundër Arsenalit të enjten.

Ish-mesfushori ka udhëhequr United në fitoren 2-0 ndaj Villarreal në Chempions dhe barazimin 1-1 ndaj Chelsea në Premier League.

Ralf Rangnick u emërua trajner i përkohshëm të hënën, por klubi është duke ndjekur procesin për vizën e punës./albeu.com


Shtuar 30.11.2021 13:46