Malisheva ka arritur një fitore të madhe në fushën e vet, duke e mundur me rezultat 2-0 gjigantin skocez Hibernian.
Të lidhura
None found
Ndonëse para ndeshjes nuk konsideroheshin favoritë, vendasit zhvilluan një paraqitje bindëse, ndërsa Hibernian nuk arriti në asnjë moment ta dëshmonte nivelin e tij.
Epërsia erdhi në minutën e 21-të, kur Kreshnik Uka përmbylli një aksion të shpejtë pas asistimit të bukur të Veliut.
Më pas, skuadra skoceze krijoi disa mundësi për të shënuar. Rasti më i mirë i takoi Lowes, por ai nuk arriti ta mposhtte Avdylin në përballjen një kundër një.
Në kohën kur Hibernian po ushtronte presion në sulm, Malisheva u kundërpërgjigj me një kundërsulm. Uka mori sërish rolin e protagonistit, këtë herë duke asistuar për Valmir Nafiun, i cili në minutën e 90-të vulosi rezultatin përfundimtar.
Me këtë sukses të rëndësishëm, Malisheva ka bërë një hap të madh drejt kalimit në fazën tjetër, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme.
