Macja “pushtoi” konferencën për shtyp të Vinicius Junior, braziliani shpërtheu në të qeshura (VIDEO)

Një incident qesharak vodhi shfaqjen në konferencën për shtyp të Vinicius Junior përpara çerekfinales së Kupës së Botës të Brazilit me Kroacinë.

Teksa sulmuesi i Realit po bënte deklarata, një mace u ngjit te paneli, sikur asgjë të mos ndodhte. Vinicius shpërtheu në të qeshur. Fatmirësisht për Brazilin macja nuk ishte e zezë. /G.D albeu.com/