Lojërat Olimpike/ Spanja e nis me barazim ndaj Egjiptit, Franca mposhtet nga Meksika

Spanja dhe Franca kanë dëshpëruar në ndeshjet hapëse të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Spanja nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Egjiptit, spanjollët dominuan ndeshjen në tërësi por përkundër rasteve të shumta nuk arriti të realizoj ndonjë gol.

Në anën tjetër Franca u befasua nga Meksika, golat për meksikanët erdhën nga Ernesto Vega në min e 47’, Francisco Cordova në të 55’, Carlos Antuna në min e 80’ dhe Eduardo Aguirre 90+1’, golin e nderit për Francën e realizoi Andre-Pierre Gignac në min e 69’.

Në ndeshjet tjerat Zelanda e Re mposhti Korenë e Jugut 1-0, Bregu i Filidishtë fitoi ndaj Arabisë Saudite 2-1 dhe Australia triumfoi ndaj Argjentinës 2-0.

Lojërat Olimpike nisin zyrtarisht nesër me ceremoninë hapëse, por ndeshjet e futbollit kanë filluar më herët duke marrë parasysh numrin e shumtë të ndeshjeve që do të zhvillohen dhe orarin e ngjeshur. /

Shtuar 22.07.2021 15:36