LISTA/ Barcelona me shumë mungesa ndaj Getafes (FOTO LAJM)

Klubi i Barcelonës sot ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Getafes.

Barca do të luajë ndaj Getafes sonte në orën 22:00, ku do të ketë mungesa të mëdha në pjesën e sulmit.

Martin Braithwaite dhe Ousmane Dembele do të mungojnë si rezultat i lëndimeve, ndërsa është ftuar edhe lojtari i ekipit B, Konrad.

‘Katalunasit’ po kërkojnë që të afrohen në garën për titull, pasi për momentin janë të renditur në vendin e katërt në La Liga.

 

Shtuar 22.04.2021 13:00