Bënte kërdinë me vjedhje, arrestohet në Kakavijë 33 vjeçari

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për vjedhje me armë.

F. K., 33 vjeç, banues në Kurbin ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ndersa u kap në Kakavijë.

“Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim.   Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kapur shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Kurbin.   Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale  “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim.  Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.”-njofton Policia.

 

 

Shtuar 22.04.2021 12:04