“Liria” e Messit kushton, humbet 100,000 euro në ditë nga mos rinovimi i kontratës

Futbollisti argjentinas Lionel Messi (34) ka humbur 100,000 euro çdo ditë që nga 1 korriku, aq sa merrte në bazë të kontratës së tij me Barcelona, ​​shkruan L’Equipe.

Kontrata e Messit me katalanasit skadoi më 1 korrik, kështu që ai nuk ka ardhura nga arkat e klubit blaugran për këto dhjetë ditë.

Ndërkohë, Messi udhëheq Argjentinën në Copa America ku kanë arritur në finale që do të luhet mëngjesin e të dielës(02:00) me Brazilin.

Kur të mbarojë kampionati i Amerikës së Jugut, “Pleshti” pritet të zgjasë kontratën me gjigantin spanjoll, domethënë numri 10 nuk do të ndryshojë klubin.

Gjatë asaj kohe, Barcelona duhet të sigurojë pagën astronomike të Messit për shkak të fair play financiar, kështu që shumë lojtarë do të duhet të largohen nga “Camp Nou”.

Nga ana tjetër, AS shkruan se PSG nuk ka hequr dorë plotësisht nga ideja për të sjellë Messin dhe po monitoron nga afër situatën tek Barcelona dhe shpreson për një kthesë.


Shtuar 10.07.2021 22:59