Lionel Messi “përplaset” me Rodrigo De Paul (VIDEO)

Ylli i PSG-së, Lionel Messi, me shaka u përlesh me shokun e skuadrës së Argjentinës, Rodrigo De Paul gjatë stërvitjes.

Është bërë virale në rrjetet sociale një video e argjentinasve në Miami, ku po përgatiten për një ndeshje miqësore me Hondurasin.

Fillimisht miqtë hynë në një debat verbal dhe më pas Leo mori një shuplakë të lehtë në fytyrë, Leandro Paredes duhej të ndërhynte dhe të merrte De Paulin vecçmas./ h.ll/albeu.com 


Shtuar 23.09.2022 16:50