Lewandowski ka në zemër Real Madridin

Ylli polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski mësohet se ka në zemër skuadrën e Real Madridit.

Kantrata e sulmuesit përfundon në vitin 2023 me “bavarezët” dhe disa klube të tjera të mëdha janë të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Klubet angleze si Chelsea dhe Manchester City shiheshin si favorit për transferimin e polakut, por tani ka një skuadër tjetër në horizont.

Sipas gazetës spanjolle AS, Lewandowski e ka zemrën e tij të vendosur për t’u bashkuar me Real Madridin.

Lewandowski thuhet se është i gatshëm të refuzojë edhe ofertat më të mëdha dhe ta ulë pagën e tij për t’u transferuar te gjigantët spanjollë.

Ndryshe, Lewa ka qenë në të kaluarën disa herë i kërkuar nga Los Blancos, por së fundmi fokusi i klubit mbretëror ka kaluar te Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.


Shtuar 17.10.2021 09:25