Leon Avdullahu ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë me Hoffenheimin, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të rëndësishëm në derbin kundër Borussia Dortmundit.
Mesfushori kosovar shënoi në minutën e 45-të, pas një goditjeje të fuqishme nga distanca, me topin që përfundoi në rrjetë për rezultatin 1-0.
Të lidhura
None found
Ky realizim ka një domethënie të veçantë për Avdullahun, pasi është goli i tij i parë që prej transferimit te Hoffenheimi dhe vjen në sezonin e dytë me klubin gjerman. Falë tij, Hoffenheimi e mbylli pjesën e parë në epërsi ndaj Dortmundit.
Avdullahu vijon të jetë një prej futbollistëve që ka regjistruar rritjen më të madhe të vlerës në treg. Sipas Transfermarkt, kartoni i tij aktualisht vlerësohet në 30 milionë euro, ndërsa së fundmi ai e ka zgjatur kontratën me Hoffenheimin deri në vitin 2031.
Në formacionin titullar të Hoffenheimit është edhe Albian Hajdari, i cili e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe është ndëshkuar me karton të verdhë.
Ndërkohë, Fisnik Asllani, sulmuesi tjetër kosovar i Hoffenheimit, ende nuk i është bashkuar ekipit.
Goli ndaj një kundërshtari si Borussia Dortmundi përbën një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e Avdullahut në futbollin gjerman dhe i shton peshë paraqitjes së tij.
