Anas Zniti nuk do ta harrojë budallallëkun e bërë në ndeshje kundër Moghreb Tetouan, pasi u fali një penallti absurde rivalëve.
Portieri i Raja Casablanca, pasi kishte kontrolluar me dorë një top brenda zonës së rreptësisë, vendosi ta lëshonte topin në tokë për ta rikthyer në lojë.
Shoku i i tij i ekipit u habit dhe i bëri me shenjë ta largojë, pasi lojtarin kundërshtar e kishte pranë. Tentativa për të larguar topin u kthye në një penallti për Moghreb Tetouan, që më pas e ktheu në gol.