Ndarja paska qenë e hidhur, Arsimi pendohet për këngën që i dedikoi Anës (FOTO LAJM)

Lidhja mes Anës dhe Arsimin, dy ish-konkurrentët e “Përputhen” përfundoi aq befasisht sa edhe filloi. Ish-çifti bëri papritur publike lidhjen dhe vetëm pak ditë më vonë ndarjen.

Dyshimet nisën me deklaratën e ish-konkurrentes së “Për’puthen” pak ditë më parë në InstaStory ku thoshte në një video se ishte konfuze për ndjenjat e saj.

Më pas, ishte Arsimi ai që konfirmoi zërat për ndarje kur postoi një foto me trofe të Oscar ku shkruante: “Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.

Si të mos mjaftonin këto deklarata, u vu re se dyshja nuk ndiqej më në Instagram. Gjithashtu burime për “Prive” konfirmuan se çifti ishte ndarë që kur Ana përcolli Arsimin në Zvicër.

Por kaq e hidhur paska qenë ndarja e tyre?

Arsimit duket se nuk i del “inati”, teksa është shprehur se do të ndryshojë tekstin e këngës që i ka dedikuar Anës.

Ndërkohë që ka ndarë një video nga studio ai shkruan: “Bon be? Se më ke dasht? Të uroj më të mirat beba.Sardi, tani vëlla duhet me e korrigju njëçikë këtë pjesë.”

Kujtojmë se lidhja e tyre u përfol shumë në mediat rozë, megjithëse ish-konkurrentët nuk e konfirmuan asnjëherë zyrtarisht por e lanë të nënkuptohej se ishin në një marrëdhënie romantike.

Shtuar 17.04.2021 10:49