“Le të ndeshemi”, McGregor pranon sfidën e Hasbulla

Momenti i fenomenit të TikTok, Hasbulla duket se ka ardhur bashkë me frikën e tij më të madhe. Conor McGregor ka pranuar më në fund sfidën dhe këtë e ka bërë publikisht duke e sfiduar duke u dhënë fund kërcënimeve të fenomenit nga Dagestani.

Mesazhet në distancë mes të dyve kanë tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën ndërsa Hasbulla shpesh herë i ka kujtuar ish kampionit të UFC, mikun e tij Khabib, duke i sjellë në kujtesë edhe humbjen që nisi rrëzimin e tij në ringun ku u bë i famshëm.

“Ok. Le të ndeshem me Hasbullan në UFC. Doreza të mëdha, një përballje miqësore, ju betohem”, shkruan irlandezi që pranon më në fund të bëjë realitet ëndrrën e rusit shtatshkurtër.

UFC është vënë menjëherë në lëvizje për të organizuar përballjen mes të dyve ku sigurisht, Hasbulla nuk ka asnjë shans për të fituar dhe do të ishte vetëvrasje edhe pse në rrjetet sociale shton: “Conor bën mirë të mendojë për veten e tij sepse do të jetë në telashe”.