Lazio nuk ia del përballë Fiorentinës, “përshëndetet” me zonën Champions (VIDEO)

Dusan Vlahovic po kalon një moment vërtetë magjik, pasi mbrëmjen e sotme arriti të shënojë dy herë në portën e Lazios dhe t’i japë Fiorentinës një 3-pikësh mjaft të vlefshëm, që mund të përkthehet në sigurim të mbijetesës në Serinë A.

Sulmuesi i talentuar serb zhbllokoi sfidën në minutën e 32-të, pas një asisti të Biraghit dhe më pas vulosi gjithçka në të 89-ën, duke gjetur rrjetën për herë të dytë në këtë ndeshje dhe të 21-ën këtë sezon.

E nëse në kampin vjollcë festojnë për sigurimin e mbijetesës, ka dëshpërim te kryeqytetasit e Lazios, që me humbjen e sotme kanë dalë plotësisht nga gara për një vend në zonën Champions, pasi vështirë se do të mund të rikuperojnë diçka në tre javët e mbetura të sezonit.


Shtuar 8.05.2021 23:03