Laporta për Superligën: Duam të shpëtojmë futbollin europian, PSG dhe Man City po luftojmë kundër saj

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk heq dorë nga Superliga Evropiane.

“Ne vazhdojmë, promovojmë projektin së bashku me Florentino Perez, me të cilin komunikoj shpesh.

Kjo është mënyra për të shpëtuar futbollin evropian. Natyrisht, ne duhet ta vendosim projektin në kuadrin e futbollit europian, pa i shkatërruar ligat kombëtare. Ato janë të një rëndësie thelbësore për ne.

Nuk mund të lejojmë që futbolli europian të përfundojë në duart e shteteve jashtë Bashkimit Europian. Është e qartë se PSG dhe Manchester City po luftojmë kundër saj.

Jo vetëm tre klube (Barcelona, ​​Real Madrid dhe Juventus por edhe ato që qëndrojnë të heshtur na mbështetin, “tha Laporta në një intervistë për TVE. /albeu.com/


Shtuar 2.04.2022 11:06