Fundi i javës së kaluar rezultoi fatkeq për Interin. Skuadra pësoi humbjen e parë këtë sezon, duke humbur nga Lazio të Romës, si dhe humbi edhe yllin e saj, sulmuesin belg, Romelu Lukaku.
Sot doli se atij do t’i duhej të humbiste një periudhë mjaft të gjatë kohore të paktën pesëmbëdhjetë ditë. Lukaku pritet të kthehet në fushë më 13 shtator kundër Viktoria Plzen por më parë do të mungojë në ndeshjet më të rëndësishme. Ky është takimi me Milanin, kjo është ndeshja me Cremonese, si dhe takimi me Bayernin në fazën e grupeve të raundit të parë të Champions League. /albeu.com/