Lajm i mirë për United, Rashford pranë rikthimit në stërvitje

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford nga nisja e sezonit të ri qëndron jashtë fushave për shkak të një dëmtimi. Anglezi shpreson të marrë shpejt dritën jeshile për t’u rikthyer në stërvitje.

 Ai iu nënshtrua një operacioni muajin e kaluar për zgjidhur një çështje afatgjate të shpatullave që e ka munduar për një kohë të gjatë. 

Sulmuesi nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ shkroi se së shpejti do të marrë dritën e gjelbërt për të filluar stërvitjet me grupin.

“Unë do të takoj mjekun të premten për një konsultë. Gjithë mirë, do të marr dritën e gjelbër për t’u bashkuar përsëri me stërvitjet e kontaktit.”

Marcus Rashford ka shpresë për një rikthim në stërvitjet e kontaktit me topin së shpejti pasi sulmuesi i Manchester United të vazhdojë shërimin e tij nga operacioni në shpatull./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 12:51