Lahm bojkoton Kupën e Botës 2022: Nuk do të shkoj as si tifoz, te drejtat e njeriut janë më të rëndësishme

Delegacioni gjerman në Katar humbet një nga elementët më të rëndësishëm.

Philipp Lahm, kapiteni i ekipit që fitoi Kupën e Botës në 2014, ka vendosur të bojkotojë Kupën e Botës Katar 2022. Ish- lojtari i Bayernit ka deklaruar se nuk dëshiron të shkojë në vendin aziatik për shkak të polemikave për shkeljen e të drejtave të njëriut.

“Unë nuk do të jem pjesë e delegacionit dhe nuk kam ndërmend të shkoj as si tifoz. Preferoj të qëndroj në shtëpi. Të drejtat e njëriut duhet të luajnë një rol. Një rol më të madh në shpërndarjen e demonstrative.

Nuk duhet të ndodhë më në të ardhmen. Të drejtat e njëriut, përmasat e vendit, e gjithë kjo me sa duket, nuk është marrë parasysh. Lojtarët nuk mund të pretendojnë sikur nuk e dinë këtë gjë”, është shprehur i irrituar Lahm./ h.ll/albeu.com

Shtuar 8.08.2022 17:25