Kush janë dy futbollistët që Ronaldo mendon se do të dominojnë botën e futbollit?

Cristiano Ronaldo ka folur për lojtarët të cilët sipas tij do ta dominojnë futbollin në vitet e ardhshme.

Ronaldo tashmë ka hyrë në histori të futbollit si njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Portugezi shënoi golin e 777 në karrierë me fanellën e Juventusit në fundjavë ndaj Interit, por 36 vjeçari vazhdon të thyejë çdo rekord që ka përpara.

Ronaldo dhe Messi kanë dominuar futbollin 15 vitet e fundit dhe ai është pyetur se cilët lojtarë mendon se e kanë mentalitetin e duhur për ta bërë të njëjtën gjë.

Ronaldo duke folur për “LiveScore Official Brand Ambassador” dha mendimin e tij lidhur me çështjen.

“Shpresoj që do të kujtohem si një nga lojtarët më të mirë, si dikush që ka punuar shumë, që gjithmonë ka bërë çmos për të ndihmuar skuadrën e tij dhe do të jetë pjesë e historisë së lojës”, tha ai.

“Është e vështirë të thuash kush do të jetë më i miri, por ka lojtarë interesant të gjeneratave të reja, si Haaland dhe Mbappe të cilët janë të mirë”, tha Ronaldo.

“Disa lojtarë kanë një apo dy sezone të mira, por lojtarët e mëdhenj duhet ta bëjnë atë sezon pas sezoni, dhe kjo nuk është e lehtë. Kërkon punë dhe shumë angazhim”, përfundoi Cristiano Ronaldo.


Shtuar 17.05.2021 11:23