PSG shton presionin ndaj Mbappes, i kërkon rinovimin për të paktën edhe dy vjet

Historia e stërzgjatur e vitit 2021 është pa dyshim rinovimi kontratës së Kylian Mbappésë me PSG-në. Talenti francez ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij dhe, sipas informacionit nga “L’Equipe”, PSG po bën presion te përfaqësuesit e lojtarit për të çuar përpara negociatat, që firmosja e kontratës së re të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.

Gazeta prestigjioze franceze siguron që Mbappé ka ende në mendje largimin nga Parisi për të luajtur për një klub të madh dhe ai ka frikë se mund të mos ndodhë nëse rinovon. Sidoqoftë, lojtari është i kënaqur në Paris, pasi rezultatet, veçanërisht në Champions League, janë të kënaqshme dhe çdo ditë ai ndihet më i përfshirë në projektin parizien. Qëllimi i PSG-së është që Mbappé të rinovojë për të paktën edhe dy vjet dhe të jetë një nga nja flamujt e Kupës së Botës 2024, një turne për të cilin Nasser Al Khelaïfi është ambasador.

Rivimi i Mbappésë deri në vitin 2024 mund të jetë një lloj paralajmërimi për largimin e tij. Al Khelaïfi mund ta lejojë atë të largohet në vitin 2023 për një shifër të arsyeshme nëse francezi firmos zgjatjen e kontratës për dy vjet. Sipas “L’Equipe”, klubi ka intensifikuar negociatat me përfaqësuesit e lojtarit, megjithëse ende nuk ka asgjë konkrete.

PSG shpreson që kontrata e re e ofruar për Mbappénë do të jetë e papërballueshme për shumicën e ekipeve europiane. Oferta e fundit nga parizienët për sulmuesin është 30 milionë euro në sezon, 5 milionë më shumë se sa merr aktualisht.

Shtuar 15.04.2021 09:04

Tags: ,