Shqipëria U19 pësoi disfatë 5-0 ndaj Spanjës U19 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2023.
Spanjollët zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, pasi shënuan 3 herë me Moran, Gharbi dhe Hernadis. Në pjesën e dytë, radhën e patën Martinez dhe Barbera.
Djemtë e Armando Cungu mbyllin kështu në vendin e fundit këto kualifikuese, pa asnjë pikë. Kujtojmë që në ndeshjen e kaluar, kuqezinjtë u mundën nga Belgjika.
Formacioni i Shqipërisë U19: Simoni, Fikaj, Muça (68’ Kote), Hysaj, Kurbasha, Haxhari, Azizi, Muhameti (46’ Tahiri), Toma (61’ Sulejmani), Daka (90’+1’ Cereni), Shkurti (61’ Cungu). Golat: 8’ Angel, 18’ Gharbi, 29’ Gasiorovski, 74’ Martinez, 82’ Barbera./ h.ll/albeu.com