Kombëtaret bëjnë me “dhimbje koke” Milanin, pas Tonalit dëmtohet edhe Maignan

 

Pas humbjes së Theo Hernandez, Milani po ndjek nga afër situatën e Tonalit dhe së fundmi edhe të Maignan.

Portieri i cili ishte titullar me Francën në ndeshjen përballë Austrisë në Ligën e Kombeve luajti vetëm 45 minuta, pasi ndjeu shqetësim në pulpën e majtë.

Deschamps njoftoi se Maignan nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj  Danimarkës.

Një ditë tensioni me pak fjalë për Stefano Piolin, i cili po shikon se si titullarit po i ikin një e nga një./albeu.com