Shorti që do të përcaktojë kalendarin e sezonit të ri të Kategorisë së Parë 2026–2027 do të organizohet të premten nga Federata e Futbollit.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të Departamentit të Komunikimit në FSHF, ceremonia do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe do të fillojë në orën 11:00.
Të interesuarit mund ta ndjekin eventin drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FSHF-së në YouTube, si edhe në FSHF TV.
Edicioni i ri i kampionatit do të ngrejë siparin më 5 shtator 2026, ndërsa mbyllja e tij është parashikuar për në muajin maj 2027.
Në garë do të jenë këto skuadra: KF Bylis, FC Flamurtari, KF Pogradeci, KF Iliria, KF Besa, KF Kastrioti, KF Burreli, KF Korabi, KF Kukësi, KF Besëlidhja, KF Oriku dhe KF Sopoti.
