Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi, largimi i Messit dhe Griezmann dhe forma e atyre aktualë ka dobësuar ndjeshëm pjesën ofensive të skuadrës
Gjiganti spanjoll është në kërkim të përforcimit të repartit të sulmit.
Ekipi nga Spanja pritet të intervenojë në merkaton e dimrit duke u përforcuar me disa futbollistë cilësorë.
Sipas ‘Eurosport’, ‘Blaugranët’ kanë ktheyer vëmendjen kah futbollisti i Manchester United, Anthony Martial.
Martial ka humbur vendin në formacionin startues te “Djajtë e Kuq” pas ardhjes së Cristiano Ronaldos dhe thuhet se është i lirë të largohet në janar.
Man Utd po kërkon rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë francezin të largohet.