Juventusi me poker kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë (VIDEO)

Juventusi  ka siguruar një vend në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë pasi e ka mposhtur Sampdorian 4-1.

“Zonja e Vjetër” e tregoi seriozitetin me të cilin i është qasur kësaj ndeshje dhe e gjeti golin e parë në minutën e 25’ me anë të Cuadrados dhe ky në fakt ishte goli i vetëm i realizuar në pjesën e parë.

Në minutën e 52’ epërsia e vendasve u thellua në 2-0 me anë të Daniele Ruganit, por Andrea Conti ngushtoi shifrat në minutën e 63’,

Juventusi realizoi edhe dy gola. Fillimisht Dybala dhe më pastaj edhe Alvaro Morata në minutën e 77’ nga penalltia.

Ndërkohë, Juve në çerekfinale do të përballet me fituesin e çiftit Sassuolo-Cagliari. /albeu.com/


Shtuar 18.01.2022 23:02