Juventusi fitues i Kupës së Italisë, mposht Atalantën në finale (VIDEO)

Juventusi ka mposhtur Atalantën me rezultatin e përgjithshëm 1-2, duke fituar kështu trofeun e Kupës së Italisë.

Edhe pse Atalanta e nisi më mirë këtë ndeshje, në fund Juventus arriti që në stilin e një kampioni të vërtetë t’i marrë përsipër gjërat në kontroll.

Kulusevski ka shënuar një gol fantastik në minutën e 31-të, duke e dërguar topin në portë pas një asistimit të Cuadrados.

Ruslan Malinosky ka barazuar rezultatin pas një super aksioni të ndërtuar nga ana e ‘Zikaltërve’, në minutën e 42-të.

Në anën tjetër, fitoren në këtë ndeshje dhe epilogun përfundimtar ia ka dhënë Federico Chiesa.

Italiani shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 73-të, pas një super aksioni.

Me këtë fitore, Juventus ka fituar trofeun e 14-të në Kupën e Italisë, ku asnjë skuadër nuk ka më shumë tituj se “Zonja e Vjetër”.

Në këtë takim janë rikthyer edhe tifozët, ku ishin të pranishëm rreth 4500 të tillë.


Shtuar 19.05.2021 22:53